13:57 / E Shtunë, 09 Maj 2020 / indeksADMonline

Ministrja Rexhepi merr vendim, mund të fillojnë punën kuvendet komunale

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Rexhepi, ka njoftuar përmes një vendimi drejtuar kryetarëve të komunave se mund të fillojnë realizimin e plantit të tyre të punës për vitin 2020, raporton IndeksOnline.

Kjo nënkupton se mund të ri-fillojnë me mbajtjen e mbledhjeve të kuvendeve të komunave.

Vendimi erdhi pas lehtësimit te masave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë në parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

“aktivitete Kuvendet e Komunave mund t’i realizojnë përmes video-konferencave, aty ku është e mundur, ndërkohë, nëse ndërmerren veprime të domosdoshme për shkak të situatës emergjente, takimet mund të zhvillohet në ambiente të përshtatshme po edhe të hapura dhe të ajrosura mirë, me distancë mes  njëri tjetërit, në përputhje të plotë sipas standardeve të OBSH-së”, thuhet tutje në vendim.

Më poshtë e keni të plotë këtë vendim: