Ministrja Rexhepi prezanton raportin 100 ditor të punës

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi ka prezantuar raportin 100 ditor të punës.
Raporti paraqet aktivitetet dhe punën e Ministrisë, sipas fushës së përgjegjësive ligjore, të bazuar në planin vjetor të punës për vitin 2020 dhe orientimet strategjike të vetëqeverisjes lokale, të përcaktuara me Strategjinë për vetëqeverisjes lokale 2016 – 2026.
Gjithashtu, në këtë raport janë paraqitur edhe aktivitetet dhe angazhimi i ministres dhe MAPL-së në kuadër të veprimeve institucionale për ballafaqimin me pandeminë e Coronavirusit COVID-19.
Raporti ndër të tjera përmban:
• Legjislacioni dhe monitorimi i komunave;
• Bashkëpunimin ndërkufitar dhe ndërkomunal;
• Zhvillimin e qëndrueshëm komunal;
• Agjendën evropiane;
• Veprimet e ministrisë në kuadër të luftës kundër pandemisë coronavirus COVID-19.
Raporti i plotë është ky:
MAPL ka vazhduar me plotësimin e kuadrit ligjor në zhvillimin e drafteve të akteve të reja nënligjore dhe plotësim-ndryshimin e tyre. Grupi punues i udhëhequr nga MAPL ka hartuar draftin e Rregullores së re për menaxhimin e sistemit të performancës komunale, e cila është në fazën e konsultimit të brendshëm. Në proces të ndryshimit janë përfshirë komunat, donatorët dhe shoqëria civile. Rregullorja, krahas sistemit të menaxhimit të performancës, tani rregullon edhe funksionimin e skemës së grantit për performancë.
Janë zhvilluar aktivitete për plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për transparencë, për shkak të ndryshimit të ligjit për qasjen në dokumentet publike. Është themeluar grupi punues për këtë qëllim dhe është hartuar drafti i parë i këtij udhëzimi. Po ashtu janë marrë komentet nga institucionet relevante të kësaj fushe, përfshirë Agjencionin për Informim dhe Privatësi, shoqëria civile, kolegjiumi i zyrtareve për transparence dhe përfaqësues të institucioneve të përfshira ne grupin punues.
Janë përgatitur vendimet për shfuqizimin e Udhëzimit të Brendshëm (MAPL) Nr. 01/2015 për inventarizimin e pasurisë jo financiare dhe Udhëzimit të Brendshëm (MAPL) Nr. 02/2015 për vlerësimin dhe tjetërsimin e pasurisë jo financiare. Gjithashtu, është themeluar grupi punues për vlerësimin Ex-post të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, i cili ka hartuar i raportin për vlerësimin Ex-post të Ligjit.
Janë pranuar dhe shqyrtuar 18 kërkesa dhe 3 ankesa nga persona fizik dhe juridik. Po ashtu, është përgatitur analiza ligjore lidhur me afatet e përcaktuara ligjore për miratimin e Buxhetit nga Komunat.
Po ashtu, janë bërë të gjitha përgatitjet për: draftimin e Projekt rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimit të pronës së paluajtshme të komunës; Projekt Udhëzimi Administrativ (MAPL) për procedurën e Emërimit të Nënkryetarëve në Komuna; Projekt Udhëzim Administrativ për Sekretaritë e Kuvendeve të Komunave; Projekt Udhëzimin Administrativ (MAPL) për Procedurën e Themelimit, Përbërjen dhe Kompetencat e Komiteteve të Përhershme dhe Komiteteve tjera në Komunë;
Në kudër të zhvillimit të legjislacionit sektorial dhe harmonizimit me parimet e legjislacionit për qeverisje lokale, janë hartuar shkresat për ministri të linjës për aktet të cilat kanë janë ardhur në MAPL me qëllim të konsultimit paraprak dhe të cilat përfshijnë: projekt-rregullore, projekt-udhëzime administrative dhe koncept dokumente. Janë proceduar gjithsejtë 31 akte dhe pas vlerësimit nga grupi punues, janë hartuar shkresat për disa prej tyre dhe të njëjtat janë përcjellë me komente përkatëse në ministri të linjës.
Marrë parasysh spektrin e gjerë të kompetencave komunale, është zbatuar një mekanizëm i kontrollit përmes monitorimit elektronik dhe monitorimit të drejtpërdrejtë në organet e administratës lokale. Gjatë periudhës 100 ditore kuvendet kanë mbajtur 93 mbledhje , prej tyre janë monitoruar përmes tele-prezencës 88 mbledhje kurse 5 mbledhje të tjera janë monitoruar me prezencë fizike të zyrtarëve për monitorim në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Novobërdë, Zubin Potoku dhe Zveçan. Kuvendet e komunave kanë aprovuar 330 akte, prej të cilave MAPL ka bërë vlerësimin e ligjshmërisë së 208 akteve dhe 122 akte janë proceduar për vlerësim të ligjshmërisë në ministritë e linjës. Janë konstatuar 17 akte të kundërligjshme të kuvendeve të komunave, për të cilat janë dërguar 17 kërkesa për rishqyrtim. Si rrjedhojë 4 akte janë harmonizuar nga kuvendet e komunave ndërsa 9 janë brenda afatit kohor për rishqyrtim. MAPL ka ndërmarrë veprimet procedurale për kundërshtim të 4 akteve në gjykatën themelore, përmes Ministrisë së Drejtësisë. Me qëllim të pasqyrimit të aspekteve të përgjithshme të funksionimit të komunave është hartuar dhe publikuar Raporti vjetor i funksionimit të komunave për vitin 2019 i cili është dërguar në Qeveri, Presidencë dhe Kuvend me datën 28 Mars 2020.
Më datë 8 Maj 2020 MAPL ka njoftuar komunat për heqjen e masës për pezullimin e aktiviteteve për shqyrtimin e ligjshmërisë së akteve të komunave gjatë kohës së pandemisë, përkatësisht njofton komunat se tani më, mund të fillojnë të mbajnë takimet e rregullta të Kuvendeve të Komunave sipas planit të tyre për vitin 2020. Poashtu është publikuar Raporti i Monitorimit të organeve të Kuvendve e të Komunave për periudhën janar-mars, 2020.
Edhe gjatë periudhës 100 ditore, rëndësi e veçantë i është kushtuar monitorimit dhe zbatimit të obligimeve të komunave në fushën e të drejtave të njeriut dhe komuniteteve. Lidhur me këtë, janë monitoruar ueb faqet e komunave për zbatimin e pakos ligjore për të drejtat e njeriut, pastaj janë hartuar raportet përkatëse për të drejtat e fëmijëve, të drejtat e komuniteteve pakicë dhe barazisë gjinore në komuna, raporti për trafikim me qenie njerëzore, si dhe hartuar dhe dërguar shkresa tek kryetarët e komunave lidhur me shpalljen e muajin Prill, muaj falas për regjistrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas.
INTEGRIMET EVROPIANE
MAPL ka udhëhequr një proces tejet të rëndësishëm për adresimin e obligimeve të agjendës evropiane në komuna. Në këtë periudhë është hartuar dhe është publikuar Raporti vjetor për përmbushjen e obligimeve të komunave nga Agjenda Evropiane me ç’rast komunat kanë përmbushur një pjesë të konsiderueshme të obligimeve nga agjenda evropiane. Sipas vlerësimeve të bëra, në kuadër të Kritereve Politike, komunat kanë zbatuar rreth 71% të masave; nga Kriteret Ekonomike janë realizuar 71% të masave si dhe nga fusha e Standardeve Evropiane janë përpushur 66% të masave. Në total komunat kanë arritur të përmbushin 69% të obligimeve të tyre. Gjithashtu janë adresuar në MIE të arriturat e MAPL-së dhe komunave për raportin e vendit.
Duke marr për bazë dokumentet relevante, si: masat e përcaktuara në PKZMSA, Raportin e vendit të Komisionit Evropian dhe konkluzioneve të nën-komiteteve përkatëse, ne kemi ri-shqyrtuar dhe përgatitur planin gjithëpërfshirës për komunat, lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin nga agjenda evropiane për nivelin lokal.
MAPL ka vazhduar me përfshirjen e shoqërisë civile në hartimin e politikave dhe legjislacionit për vetëqeverisje lokale, në monitorimin e proceseve rekrutuese, si dhe implementimin e strategjisë për vetëqeverisje lokale 2016-2026. Gjatë kësaj periudhe MAPL ka mbajtur takimin me Forumin Konsultativ me organizatat e shoqërisë civile me qëllim të diskutimit të fushave që prekin vetëqeverisjen lokale në Kosovë.
Gjithashtu, në këtë periudhë MAPL ka hartuar Raportin mbi Studimin e Fizibilitetit të Vetëqeverisjes Lokale. Ky raport ka për qëllim diagnostikimin e sistemit ekzistues të vetëqeverisjes lokale në Kosovë bazuar në parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, mbi bazën e të cilit do të filloj faza e dytë e studimit të fizibilitetit e cila do të jep alternativat për zhvillimin dhe avancimin e mëtutjeshëm të vetëqeverisjes lokale në Kosovë.
Duke pasur parasysh masat kufizuese për shkak të pandemisë dhe vështirësive të krijuara në punë, ne kemi ri-shqyrtuar dhe përgatitur planin e punës për realizimin e aktiviteteve nga distanca.
BASHKËPUNIMI NDËRKOMUNAL DHE NDËRKUFITAR
Programi i BNK – Maqedoni Veriore, IPA II, 2014-2020. Qëllimi i përgjithshëm i programit është forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve dhe organizatave në regjionin kufitar për të mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe bashkëveprimin shoqëror. Fondet në dispozicion për implementimin e këtij programi për 7 vite janë: 8,400,000.00 Euro nga të cilat për financim të projekteve janë të dedikuara: 7,560,000.00 Euro ndërsa për asistencë teknike për implementimin e programit 840,000.00 Euro.
Gjatë 100 ditë të qeverisjes, në kuadër të këtij programi ka vazhduar implementimi i 4 projekteve përfitues nga thirrja e parë dhe e dytë për projekt propozime, në zonën e Programit në të dy anët e kufirit. Lidhur me këtë, janë kontraktuar 3 projekte në vlerë të përgjithshme 1,417,056.36 Euro.
Në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Strukturën Operative të Maqedonisë Veriore, është dakorduar që të shpallet thirrja e katërt për projekt propozime gjatë muajit qershor 2020, në vlerë të përgjithshme 2,040,000 Euro. Ndërsa, në bashkëpunim me Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoninë Veriore ka filluar implementimi i Grantit të ri të asistencës teknike, për periudhën 3 viçare, Janar 2020-Dhejtor 2023, në vlerë të përgjithshme 360,000.00 Euro, financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë. Përmes këtij granti bëhet implementimi i Programit të BNK-së Kosovë – Maqedoni Veriore IPAII, 2014 – 2020. Gjithashtu, është finalizuar draft marrëveshja e partneritetit mes MAPL-së dhe Ministrinë për Vetëqeverisje Lokale në Maqedoninë Veriore, lidhur me mënyrën dhe obligimet e dy partnerëve gjatë implementimit të grantit të ri të asistencës teknike. Marrëveshja është dërguar tek Ministria e Punëve te Jashtme të Kosovës, për tu proceduar për aprovim në mbledhjen e qeverisë.
Ka filluar procesi i programimit për Programin e BNK-së, Kosovë – Maqedoni Veriore, IPA III, 2021-2027. Drafti i parë i Programit planifikohet të dorëzohet në Komisionin Evropian gjatë muajt tetor 2020.
Programi i BNK Shqipëri – Kosovë, IPA II, 2014-2020. Qëllimi i përgjithshëm i programit është forcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe nxitja e zhvillimit të një ambienti shoqëror dhe gjithëpërfshirës për zhvillimin ekonomike të rajoneve kufitare, përmes promovimit të potencialeve të tyre turistike dhe respektimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore. Fondet në dispozicion për implementimin e këtij programi për 7 vite janë: 8,400,000.00 Euro nga të cilat për financim të projekteve janë të dedikuara: 7,560,000 Euro ndërsa për asistencë teknike për implementimin e programit 840,000 Euro
Gjatë kësaj periudhe, ka vazhduar implementimi i 5 projekteve përfituese nga thirrja e parë për projekt propozime, në zonën e Programit në të dy anët e kufirit. Vlera e përgjithshme e projekteve përfituese është 2,212,661.00 Euro. Lidhur me këtë, janë kontraktuar 2 projekte strategjike.
Në bashkëpunim me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë ka filluar implementimi i Grantit të ri të asistencës teknike, për periudhën 3 vjeçare Janar 2020 – Dhjetor 2023, në vlerë të përgjithshme 360,000.00 Euro, financuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri. Përmes këtij granti bëhet implementimi i Programit të BNK-së Kosovë – Shqipëri, IPA II, 2014 – 2020. Po ashtu, është finalizuar draft marrëveshja e partneritetit mes MAPL-së dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, lidhur me mënyrën dhe obligimet e dy partnerëve gjatë implementimit të grantit të ri të asistencës teknike. Marrëveshja gjatë këtij muaji do të dërgohet tek Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, për tu proceduar për aprovim në mbledhjen e qeverisë.
Ka filluar procesi i programimit për Programin e BNK-së Kosovë – Shqipëri, IPA III, 2021-2027. Drafti i parë i Programit planifikohet të dorëzohet në Komisionin Evropian gjatë muajit Tetor 2020;
Programi i BNK Kosovë – Mali i Zi, IPA II, 2014-2020. Qëllimi i përgjithshëm i programit është përmirësimi i standardit dhe kualitetit të jetës së qytetarëve që jetojnë në zonën e Programit përmes një ambienti të qëndrueshëm shoqëror dhe gjithëpërfshirëse për zhvillimin ekonomik të regjionit, në respekt të trashëgimisë së përbashkët kulturore dhe natyrore. Fondet në dispozicion për implementimin e këtij programi për 7 vite janë: 8,400,000.00 Euro nga të cilat për financim të projekteve janë të dedikuara: 7,560,000 Euro ndërsa për asistencë teknike për implementimin e programit 840,000 Euro
Gjatë kësaj periudhe ka vazhduar implementimi i 7 projekteve përfituese nga thirrja e pare për projekt propozime, në zonën e Programit në të dy anët e kufirit. Vlera e përgjithshme e projekteve përfituese është 1,976,011.09 Euro + 15% bashkëfinancim. Ndërsa, në proces të kontraktimit janë 6 projekte.
Në bashkëpunim me Strukturën Operative në Malin e Zi dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri ka filluar implementimi i Grantit të ri të asistencës teknike, për periudhën 3 vjeçare Janar 2020 – Dhjetor 2023, në vlerë të përgjithshme 870,000.00 Euro, financuar nga Delegacioni i BE-së në Malin e Zi. Përmes këtij granti bëhet implementimi i Programit të BNK-së Kosovë – Shqipëri, IPA II, 2014 – 2020. Gjithashtu, është finalizuar draft marrëveshja e partneritetit mes MAPL-së dhe Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, lidhur me mënyrën dhe obligimet e dy partnerëve gjatë implementimit të grantit të ri të asistencës teknike. Marrëveshja gjatë këtij muaji do të dërgohet tek Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, për tu proceduar për aprovim në mbledhjen e qeverisë.
Ka filluar procesi i programimit për Programin e BNK-së Kosovë – Mali i Zi, IPA III, 2021-2027. Drafti i parë i Programit planifikohet të dorëzohet në Komisionin Evropian gjatë muajt tetor 2020.
Trupa Kontrolluese, bazuar në marrëveshjen Bilaterale mes Republikës së Kosovë dhe Malit të Zi ka vazhduar punën lidhur me verifikimin e shpenzimeve të 7 projekteve të financuara nga thirrja e parë për projekt-propozime. Ky proces realizohet për herë të parë në Kosovë, ku fondet e BE-së menaxhohen në mënyrë indirekte duke kaluar kompetencat e kontraktimit, financimit dhe verifikimit nga Delegacioni tek institucionet vendore në Mal të Zi dhe Kosovë.
Bashkëpunimi Ndër komunal. Nga data 25 deri 29 Shkurt 2020, delegacioni i MAPL-së ka realizuar vizitë në IOËA të SHBA-së, ku ka realizuar takimet e përbashkëta me përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe lokale, dhe ku është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar në mes Komunës së Gjilanit dhe Sioux City. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe është iniciuar edhe marrëveshja e bashkëpunimit komunal ndërkombëtar mes Komunës se Podujevës dhe Ames City si dhe Komunës së Rahovecit me dy komunat Arbëreshe ne Itali, atë të Frascineto dhe Civitta. MAPL në bashkëpunim me OSBE ka hartuar dhe finalizuar raportin e vlerësimit të nevojave të komunave dhe planin e veprimit në fushën e bashkëpunimit ndër komunal.
ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM KOMUNAL
Në kuadër të programit komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim nder-komunal për financimin e projekteve në komuna, janë përgatitur kriteret për financim dhe është lansuar thirrja për aplikim. Nga kjo thirrje janë financuar 11 projekte në 8 komuna në vlerë prej 630,000.00€. Gjithashtu, janë përgatitur kriteret për financim për komunat me shumice serbe dhe është lansuar thirrja për aplikim për këto komuna me shumice serbe, dhe tani janë në fazën e vlerësimit të aplikimeve nga komunat.
Me qëllim të realizimit të aktiviteteve për masat e përcaktuara sipas objektivave strategjike për zhvillim lokal ekonomik MAPL pas sigurimit të të dhënave nga komunat dhe ministritë e linjës ku janë bartëse të aktiviteteve në kuadër të planit të veprimit të Strategjisë për Zhvillim Ekomomik Lokal ka përgatit raportin vjetor lidhur me monitorimin e planit të veprimit 2019-2021 i cili raport është dërguar në Zyrën për Planifikim Strategjik.
Janë realizuar aktivitete konkrete lidhur me fillimin e projektit dhe procedurat për Projektin me Bankën Botërore “Përfshirja e të Rinjve në Zhvillimin Ekonomik Lokal”. Sipas kërkesës së përfaqësuesit të projektit të Bankës Botërore janë përgatitur informata të ndryshme lidhur me procedurat buxhetore komunale. Më datën 27.02.2020 është nënshkruar marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore.
MAPL ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e implementimit të projektit i cili ka për qëllim të përmirësojë përfshirjen socio – ekonomike të së paku 3000 të rinjve të pa inkuadruar (moshat 15-29) në komunitete me të ndjeshme në Kosovë përmes: rritjes së aftësive të buta dhe mundësive vullnetare, rritjes së iniciativave komunitare të nxitura nga të rinjtë dhe rritjes së aksesit në infrastrukturën dhe shërbimet e komunitetit rinor. MAPL dhe Banka Botërore janë dakorduar edhe për vazhdimin e komunikimit lidhur me një projekt komplementar për përfshirjen e rinisë në nivelin lokal, me ç’rast do të përfshihen të gjitha komunat.
Poashtu, gjatë periudhës 100 ditore janë ndërmarrë të gjitha veprimet për të negocuar projektin e dytë të Bankës Botërore, lidhur me përfshirjen e të rinjëve dhe ndërmarrësisë. Projekti do të implementohet në 38 Komuna. Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e përfshirjes sociale – ekonomike për fuqizimin e të rinjve, aftësinë tyre të të menduarit kritik, ekspertizën teknike dhe burimet financiare për të mbështetur bizneset fillestare.
Projekti do t’i mundësojë 38 komunave të Kosovës të përfitojnë nga zhvillimi i aftësive dhe kapaciteteve për t’i angazhuar të rinjtë në proceset e pjesëmarrjes qytetare, si dhe investimet në objekte lokale për perspektivë jetësore. Nga projekti do të përfitojnë së paku 7,500 të rinjë kosovar të moshave nga 19-29 vjet me mbështetje në ndërmarrësi si dhe 30,000 femra dhe meshkuj të rinjë me qasje në komunitet dhe objektet komunale përmes përfshirjes në vendim-marrje. Në këtë periudhë projekti është vendosur në platformën online me c’rast janë realizuar konsultimet publike për të siguruar gjithëpërfshirje në raport me qytetarët dhe Komunat.
PERFORMANCA, TRANSPARENCA DHE NGRITJA E KAPACITETEVE NË KOMUNA
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me partnerët e saj SDC-DEMOS, SIDA dhe Ambasadën Norvegjeze në Kosovë, kanë përmbyllur procesin e përzgjedhjes së komunave përfituese nga granti i paraparë i performancës komunale për vitin 2020. Sipas kritereve të parapara, është bërë vlerësimi i performancës për përzgjedhjen e komunave që kanë arritur të kenë qasje në grant. Rezultatet e këtij procesi janë paraqitur në Raportin Vlerësues për Grantin e Performancës Komunale për vitin 2020.
Vlerësimi dhe përcaktimi i shumave financiare është bërë në një proces tejet transparent dhe gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje aktive të të gjithë anëtarëve të Komisionit të Grantit, të përbërë nga: MAPL dhe MF si struktura vendimmarrëse, dhe anëtarëve të tjerë vëzhgues nga SDC-DEMOS, Ambasada Suedeze, Ambasada Norvegjeze dhe Instituti GAP.
Duke marrë për bazë kriteret e aplikuara dhe rezultatet e performancës, përmes Komisionit të Grantit të Performancës Komunale është bërë përzgjedhja e 23 komunave përfituese të 4.9 milion eurove nga granti i performancës komunale të ndara për 43 projekte të komunave, prej të cilave 2.5 milion janë ndarë nga MAPL, 950,000 euro SDC, 540,000 Qeveria Suedeze dhe 910,000 Qeveria Norvegjeze. Duhet shtuar se komunat për këto projekte kanë ndarë 4,967,182 nga buxhetet e tyre, duke bërë që vlera totale e projekteve nga granti i performancës dhe buxhetet komunale të kap shumën prej 9,867,183€.
Për të gjitha projektet janë nënshkruar marrëveshjet trepalëshe për bashkëfinancim, në mes të MAPL-së, Komunës dhe SDC-DEMOS. Pas dorëzimit të dokumentacionit përkatës për secilën marrëveshje për bashkëfinancim të projekteve, Qeveria ka nxjerrë vendim për aprovimin e rialokimit të mjeteve në shumën prej 2,499,771.00 euro në MAPL.
Kanë vazhduar aktivitetet për rishikimin e Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale, për ta finalizuar në mars të vitit 2020, kështu duke shtuar fusha të reja të matjes, siç janë: fusha e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik lokal dhe barazisë ligjore. SMPK tani ka 19 fusha me 120 tregues të matjes së performancës. Po ashtu janë kompletuar dokumentet e nevojshme profesionale që mbështesin SMPK-në, siç janë: Dokumenti Kryesor shpjegues i funksionimit të SMPK-së, Metodologjia për sigurimin e cilësisë dhe verifikimin e të dhënave, si dhe analiza për procesin e rishikimit të SMPK-së.
Ka filluar implementimi i Sistemit të ri të Menaxhimit të Performancës Komunale, kështu duke u përgatitur të gjitha dokumentet teknike-profesionale të cilat mundësojnë matjen efikase të performancës së komunave. Në këtë drejtim, në muajin maj është adresuar kërkesa për raportim në komuna dhe pako e dokumenteve profesionale të majtës, për të siguruar të dhënat e nevojshme për performancën e tyre për vitin 2019. Këto të dhëna do të jenë burim kryesor i të dhënave për vlerësimin e radhës për ndarjen e grantit të performancës së komunave. Ndërsa, me qëllim të ri-programimit të sistemit elektronik të SMPK-së është hartuar Analiza për identifikimin e ndërhyrjeve të nevojshme në sistemin si dhe specifikat për zhvillimin e këtij sistemi. DEMOS ka aprovuar kërkesën e MAPL-së për financimin e ri-programimit të sistemit elektronik të performancës, dhe tani është në proces zhvillimi i procedurave të prokurimit nga donator për përzgjedhjen e operatorëve zhvillues.
Me qëllim të monitorimit dhe vlerësimit të transparencës së organeve komunale është hartuar raporti për transparencën e komunave gjatë vitit 2019. Sipas të dhënave komunat kanë publikuar rreth 68% të rregulloreve të aprovuara dhe janë publikuar 52% e procesverbaleve të mbledhjeve të kuvendeve të komunave. Lidhur me këtë, duke synuar zgjerimin e bazës së të dhënave për transparencë, në bashkëpunim me projektin DEMOS është hartuar Plani për monitorimin e transparencës dhe baza e të dhënave për transparencë. Me këto dokumente vendosen standardet e monitorimit të transparencës për të siguruar implementimin e plotë të pakos ligjore për transparencë në komuna.
Me qëllim të zbatimit i standardeve minimale të konsultimit publik nga komunat,në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë, është krijuar mundësia e publikimit të projekt-propozimeve të komunave në platformën për konsultime publike të Qeverisë, e cila është masë obligative që duhet të zbatohet para miratimit të akteve të cilat i nënshtrohen këtij procesi. Lidhur me këtë, është kërkuar zyrtarisht nga kryetarët e komunave për të caktuar zyrtarët përgjegjës komunal për standardet minimale të konsultimit publik nga radhët e Zyrave komunale për komunikim publik. Deri tani, Zyrtarët përgjegjës për konsultime publike janë caktuar në 13 komuna.
Sa i përket ngritjes së kapaciteteve në komuna, ka vazhduar përkushtimi ynë në forcimin e administratës komunale, kështu duke synuar administratë profesionale dhe transparente është hartuar Plani i Trajnimeve, i harmonizuar me dokumentet planifikuese të IKAP. Gjithashtu, kemi zhvilluar aktivitete me IKAP dhe donatorët (GIZ, UNDP, USAID, OSBE, DEMOS) për të siguruar bashkërendim të veprimeve me qëllim të realizimit të trajnimeve. Në këtë drejtim është realizuar trajnimi me komuna me temën “Komunikimi i masave të MSA-së në nivel lokal”, ku pjesëmarrës kanë qenë 80 zyrtarë komunal. Njëherësh është dakorduar trajnimi i radhës me GIZ për kriteret dhe procedurat e aplikimit komunave në fondet e IPA-s.
VEPRIMET E NDËRMARRA ME RASTIN E PANDEMISË COVID -19
Veprimet e ndërmarra nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në raport me Komunat, me rastin e shfaqjes së CORONAVIRUSIT COVID – 19 kanë qenë të orientuara kryesisht në koordinimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve ndërmjet nivelit qendror dhe komunave. Përkatësisht, janë adresuar tek komunat një sërë kërkesash dhe njoftimesh tek kryetarët e komunave, kryesuesit e kuvendeve të komunave, Qendra Operative Emergjente (QOE), Qendra Operative e MPBAP(QOMPBAP) dhe Qendrën për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve (QPKS) me këto prioritete, si në vijim:
- Fillimisht është adresuar në Komuna, Plani i Gatishmërisë dhe Reagimit të Institucioneve për COVID-19, si dhe janë vënë në dispozicion pikat e kontaktit të MAPL-së për Komunat për adresimin e kërkesave të tyre. Menjëherë pas kësaj, është dërguar njoftimi tek kryetarët e komunave që deklarimet/informatat e tyre publike të jenë të kujdesshme dhe në harmoni të plotë me informatat zyrtare që dalin nga dy institucionet kryesore, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës;
- Gjithashtu komunat janë njoftuar me: Qarkoren për Informim të institucioneve Shëndetësore Publike dhe Private në Republikën e Kosovës Nr. 05/2020; Letrën njoftuese për kryetarët e komunave për masat kundër Coronavirusit COVID – 19; Vendimet e mbledhjeve të Qeverisë që kanë të bëjnë me situatën pandemike; Sqarimet mbi zbatimin e Urdhëresës nr. 01/03 të datës 17.03.2020 (MEPTINIS) për zbatimin e masave ndaj veprimtarive ekonomike lidhur me emergjencën e shëndetit publik; Udhëzimet, Rekomandimet dhe PSO-të e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës; Vendimet përkatëse të Ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë, Urdhëresën e MEPTINIS-së, Qarkoren ligjore të MAPL-së, Udhëzues dhe akte të MPBAP-së,
- Janë siguruar informata, sipas kërkesës drejtuar komunave lidhur me nevojat për tenda të komunave, kërkesat specifike për të gjitha pajisjet, mjetet mbrojtëse dhe aparaturat; Kërkesën për ngritjen e ekipeve mjekësore në zonat kufitare; Kërkesën për sigurim të informatave dhe të dhënave të sakta lidhur me: a) Numrin dhe kontaktet e personave të ardhur nga diaspora për secilën komunë veç e veç, si dhe b) emrin e vendbanimit, fshatit dhe lokacionit; kërkesën për mundësinë e përkeqësimit të situatës në Kosovë për sa i përket përhapjes së Corona Virusit; kërkesa për funksionalizimin e Komiteteve Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim (shtabet emergjente) dhe dërgimit të kontakteve të personave përgjegjës të komunave si dhe Shkresën zyrtare në adresë të kryetarëve të komunave dhe kryesuesve të kuvendeve të komunave për “Themelimin dhe funksionalizimin e Komitetit Komunal për Reagim Emergjent (Shtabet Emergjente)”;
- Është adresuar kërkesa prioritare në emër të Qendrës Operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, me ç’ rast njoftohen komunat se Qendrat Operative dhe Komitetet Komunale për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunave, duhet të jenë në kontakt të përhershëm me Qendrën Operative të MPBAP-së, 24/7, për informim, mbështetje, ndihmë dhe këshilla;
- Janë mbledhur informata për pikat kontaktuese të shtabeve emergjente, si dhe vendimet për 38 komunat për themelimin e Shtabeve Emergjente, janë adresuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës listat e komunave Malishevë, Deçan, Suharekë, Hani i Elezit, Mamushë, Viti, Istog, Drenas, Klinë, Obiliq, Podujevë, Skenderaj me numrin e të ardhurve nga Diaspora dhe të dhënat e tjera si dhe janë adresuar të gjitha kërkesat e komunave në Ministrinë e Shëndetësisë për tu pajisur me pajisje higjienike dhe mbrojtëse. Gjithashtu, janë përgatitur dhe kompletuar të gjitha informatat e detajuara të komunave me shumicë serbe lidhur me gjendjen aktuale të përhapjes së virusit Corona COVID – 19, si dhe të njëjtat janë adresuar në Qendrën për Parandalim dhe Kontroll të Sëmundjeve, si dhe janë dërguar në baza ditore informatat më të fundit të komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok në adresë të Qendrës për Parandalim dhe Kontrollë të Sëmundjeve lidhur me gjendjen aktuale të përhapjes së virusit Corona COVID – 19;
- Duke pas parasysh gjendjen e krijuar dhe vendosjen në karantinë të komunave, MAPL ka njoftuar për pezullimin e përkohshëm të të gjitha shqyrtimeve të ligjshmërisë së akteve të organeve komunale. Lidhur me këtë, Ministrja e MAPL-së dhe kabineti i saj, menjëherë pas paraqitjes së rasteve të para, së bashku me Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Kurtin dhe ministritë përkatëse kanë filluar vizitat në komuna, posaçërisht ato komuna tek të cilat së pari u shfaq virusi, si: Klinë, Malishevë, Viti, Dragash, Fushë Kosovë, Rahovec, Prizren, Kamenicë, Gjilan, Pejë, Gjakovë, Lipjan, Viti, Ferizaj, Drenas, Skenderaj, Obiliq, Mamushë, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Istog, duke vazhduar edhe tek komunat tjera.
- Është dërguar njoftimi i MAPL-së tek kryetarët e komunave dhe kryesuesit e kuvendeve të komunave lidhur me çështjen se MAPL do të adresojë në MFT vendimet e Kuvendeve të Komunave për vlerësim të ligjshmërisë, vetëm vendimet të cilat ndërlidhen me aspektet financiare, për të trajtuar çështjet që ndërlidhen me situatën emergjente për parandalimin e COVID-19. Në të gjitha pikat e tjera, udhëzoheni të zbatoni Qarkoren Ligjore për Zbatimin e Vendimeve të Qeverisë për Parandalimin e Virusit COVID-19;
- Është Funksionalizuar aplikimi on-line në ueb faqet e komunave, duke përfshirë Manualin e regjistrimit on-line për paraqitjen e kërkesës për certifikata të gjendjes civile, dhe Manualin për përdorimin e Intranetit Komunal, versioni shqip dhe serbisht;
- Nëpërmjet MAPL-së është dërguar në adresë të kryetarëve të komunave me shumicë serbe, shkresa zyrtare e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) lidhur me çështjen e organizimit dhe vazhdimit të procesit mësimor në shkolla në gjuhën serbe, si dhe kërkesa e Komunës së Graçanicës lidhur me ardhjen e mjekëve nga Serbia. Kërkesa është aprovuar dhe mjekët kanë arritur në Graçanicë. Po ashtu, këto komuna janë njoftuar me udhëzuesit e ECDC-së të cilat i kemi pranuar nga Ministria e Shëndetësisë. Është adresuar kërkesa e Mitrovicës së Veriut lidhur me mundësinë e furnizimit me pajisje mbrojtëse dhe higjienike nga Depoja Qendrore e Ministrisë së Shëndetësisë, me fokus për Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut;
- Me qëllim të bashkërendimit ndër-institucional është realizuar takim i përbashkët ndërmjet Ministrit të Shëndetësisë, MAPL-së dhe të gjithë kryetarëve të Komunave, me c’rast Kryetarët janë njoftuar lidhur me masat lehtësuese për menaxhimin e situatës emergjente për fazën e dytë dhe të tretë.
KOMUNIKIMI ME PUBLIKUN
Gjatë kësaj periudhe MAPL ka ofruar informata të vazhdueshme për publikun, mediet, shoqërinë civile, organizatat e huaja ndërkombëtare, si dhe palët e interesuara lidhur me aktivitetet e zhvilluara. Sipas të dhënave, numri i informatave është si në vijim: 153 Lajme të publikuara dhe 23 aktivitete ditore; 187 Informata të publikuara në ueb faqen zyrtare të MAPL-së; 187 Informata të publikuara në rrjetin social facebook dhe 91 të tjera në tëitter; 2 Informata lidhur me realizimin e aktiviteteve të mbajtura nga grupet punuese me rastin e hartimit dhe plotësim ndryshimit të akteve nën ligjore; 93 Konfirmime të ligjshmërisë së akteve të komunave; 37 Njoftime për media dhe 3 komunikata për media; 18 Njoftime (konkurse) për vende të lira pune; 5 Njoftime dhe kontrata të prokurimit publik; 5 Thirrje për projekt propozime; 84 Pasqyrime ditore të mediave elektronike në gjuhën shqipe dhe serbe; 1 Fletë informative e hartuar dhe e publikuar në ueb-faqe; 1 Plan i komunikimit të MAPL-së i hartuar; 6 Kërkesa për qasje në dokumente publike të pranuara dhe aprovuara; 5 Raporte të publikuara; 1 Raport për trajtimin e kërkesave për qasje në dokumente publike për vitin 2019; 6 Raporte për publikimin e informatave në faqen zyrtare të MAPL-së në facebook dhe 18 Pyetje të parashtruara nga mediat dhe 13 përgjigje të ofruara për media.
Takimet zyrtare
Gjatë periudhës 100 ditore, me qëllim të reprezentimit të MAPL-së dhe koordinimit të aktiviteteve ndërmjet Ministrisë dhe partnerëve dhe organizatave tjera, janë zhvilluar takime me përfaqësues të shumë institucioneve dhe organizatave vendore dhe ndërkombëtare, siç janë:
- Deputetë të Kuvendit të Kosovës, Kryetar dhe Kryesues të Komunave; Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, z. Philip Kosnett dhe ambasadorin e Gjermanisë, z. Christian Heldt; Të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, z. Ogasaëara Mitsunori; Zëvendës Ministrin e Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve të Republikës së Maqedonisë Veriore, Z. Nedzad Mehmedovic; Ministrin e Zhvillimit Rajonal Ivan Milojević; Ambasadorin e Kosovës për Paqe në Francë dhe kryetar i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, z. Tahir Shabanin, Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Jan Braathu, drejtoreshën e USAID-it në Kosovë znj. Lisa Magno, drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë z. Marco Mantovanelli dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, Koordinatoren e Zhvillimit për Kombet e Bashkuara në Kosovë znj. Ulrika Richardson, si dhe shefen e Departamentit për Bashkëpunim Ekonomik në Ambasadën Gjermane, znj. Anja Becky.
Poashtu janë realizuar: 1. Vizitën dy ditore në shtetin e IOWA të SHBA-ve së bashku me delegacionin nga Kosova me qëllim të formalizimit të marrëveshjeve ndërmjet komunave të Kosovës dhe Qyteteve të shtetit të IOËA-s, 2. Ka marrë pjesë në publikimin e raportit “Transparometri 2019”, që është realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës dhe NGO Aktiv në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale’’, të mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë, 3. Ka marrë pjesë në shënimin e ditës së 8 Marsit – ditës ndërkombëtare të gruas dhe 4. Është realizuar takimi e përbashkët me përfaqësuesit e Bankës Botërore përmes platformës on-line të komunikimit, për të realizuar misionin virtual të vlerësimit për projektin e ri “Përfshirja e të Rinjve dhe Ndërmarrësisë në Kosovë”./Indeksonline/