75 Mall Live Search
15:24 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministrja Rexhepi, priti në takim ambasadorin Mitsunori

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal Emilja Rexhepi ka pritur në një takimit të ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë Ogasawara Mitsunori, të cilin ajo e falënderoj për investimet që ka bërë shteti japonez në Kosovë. Në veçanti ajo e ka falënderuar për investimin e fund, projekt  i Bankës Botërore në vlerë prej 3 milionë dollarëve,  që do të përmirësojë përshirjen e socio-ekonomike të së paku 3 mijë të rinjve të pa inkuadruar të komuniteteve me të ndjeshme në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

 “Ministrja e MAPL-së ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë z. Ogasawara Mitsunori të shoqëruar nga studentët e shoqatës S.A.L pjesë e KEIO Universitetit në Tokio të Japonisë. Ministrja ka falënderuar Ambasadën e Japonisë për investimet në MAPL në vlerë prej 3 mil$ përmes projektit të Bankës Botërore i cili ka për qëllim të përmirësojë përfshirjen socio – ekonomike të së paku 3000 të rinjve të pa inkuadruar (moshat 15-29) në komunitete me të ndjeshme në Kosovë.

Studentet ishin të interesuar në veçanti për etnitë e ndryshme në Kosovë, edukimin dhe mediat në nivel lokal.

Në fund, z.Redžepi dhe z. Mitsunori u dakorduan që ky bashkëpunim të fuqizohet edhe më tej, me qëllim të avancimit të vetëqeverisjes lokale dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.