15:42 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ministrja Rexhepi takon kryetarin e kësaj komune, i ofron përkrahje

Ministrja e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Emilija Redžepi, sot priti në zyrën e saj Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniq, me të cilin diskutuan për sfidat dhe gjendjen me të cilën po përballet komuna e Mamushës.

Në bashkëbisedim me ministren, kryetari Krasniq theksoi nevojën e ofrimit të ndihmës dhe mbështetjes nga ana e MAPL-së. Ministrja Redžepi theksoi se brenda kompetencave të ministrisë, në të mirë të të gjithë qytetarëve, në këtë rast, qytetarëve të komunës së Mamushës, do të gjej një mënyrë për të ndihmuar këtë qeverisje lokale, ku dhe me ç’rast aktiviteti i saj i parë, do të jetë vizita e kësaj komune me shumicë turke.

Gjithashtu, në përfundim të takimit, ministrja Redžepi theksoi edhe një herë se MAPL-ja është gjithnjë e gatshme, si për komunën e Mamushës, e po ashtu edhe për të gjitha komunat e Kosovës.

Në vazhdën e takimeve të përditshme njoftuese, pas emërimit të saj si Ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi e shoqëruar nga kabineti i saj, sot ka pritur në takim drejtoreshën e USAID-it në Kosovë Lisa Magno.

Ministrsja Redžepi me Drejtoreshën e USAID-it Magno e konfirmuan se bashkëpunimi ndërmjet MAPL-së dhe USAID-it, ka qenë në nivel shumë të lartë gjatë gjithë këtyre viteve dhe se ky bashkëpunim do të vazhdoi edhe në të ardhmen.

Gjithashtu, Ministrja Redžepi e shfytëzoi rastin dhe kërkoi mbështetjen e USAID-it për programin e stabilizimit për komunitetet jo shumicë, program të cilin e përgatitë ministria, për komunat në të cilat jetojnë këto komunitete.

Programi i cili përfshin punësimin e të rinjëve, njerëz të arsimuar nëpër institucionet publike, për afirmimin e tyre më të mirë dhe më këtë për ndalimin e migrimit të stafit profesional. Redžepi falënderoi Misionin e USAID-it për përkrahjen dhe ndihmën e vazhdueshme të ofruar në nivelin qendror dhe atë lokal.

Ministria do të vazhdoi të jetë e angazhuar në zgjidhjen e problemeve dhe nevojave të 38 komunave të Kosovës dhe theksoi se bashkëpunimi me USAID-in është thelbësor. Drejtoresha e USAID-it i dëshiroi edhe njëherë shumë suksese në këtë pozitë Ministres dhe e theksoi mbështetjen dhe ndihmën për ministrinë, për zgjidhjen dhe tejkalimin e problemeve të ndryshme, por të gjitha në interes të përmirësimit të standardit jetësor.