75 Mall Live Search
14:13 / E Mërkurë, 11 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministrja Rexhepi, takon zëvëndësministrin e Maqedonisë Veriore

Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal znj. Emilia Rexhepi priti në takim zëvendësministrin e Sistemit Politik dhe Marrëdhëniet ndërmjet Komuniteteve të Republikës së Maqedonisë Veriore, Nexhad Mehmedoviq.

Në takim u pajtuan për bashkëpunimin e ndërsjellë në fushën e kulturës dhe zhvillimit ekonomik, përmes programeve IPA për bashkëpunim ndërkufitar, që do të zbatohen ndërmjet komunave nga Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë Veriore.