75 Mall Live Search
18:53 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Ministrja Rexhepi: Virusi nuk e di se nga cila parti apo komunitet jemi- Të mbështesim policët e mjekët

Ministrja Emilja Rexhepi që vjen nga radhët  e komuniteti boshnjak iu është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se i vjen keq që në një situatë të tillë të pandemisë Covid-19, duhet të përballemi me një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Albin Kurtit, raporton IndeksOnline.

Ajo ka thënë se virusi nuk e di se nga cila parti janë deputetët e ministrat dhe as se cili nga cili komunitet është, andaj duhet të bashkohen, duke thënë se ky nuk është momenti për mospajtime.

“Ne duhet të mbështesim të gjithë ata , mjek, policë, kryetar të komunave që janë në një moment të vështirë. Virusi nuk zgjedh se cfarë feje je, të gjithë ne jemi në rrezik. Ju lutem që të fokusohemi dhe ta gjejmë zgjidhje nga ky problem”, tha ministrja Rexhepi.

Ministrja Rexhepi tha tutje se në situatë si kjo fjalimet e urrejtjes ndaj njëri tjerit nuk na shpien askund.

” Më vjen keq që sot në kohë shumë të vështira me të cilën ballafaqohet e gjithë. Më thoni ku na shpije e gjithë kjo, si mendojmë të shkojmë përpara, me këto fjalime të urrejtjes”, tha ajo.

Sipas saj gjatë kësaj periudhe është përpjekur ta arsyetoj besimi e dhënë për të qenë ministre, dhe se ka bërë punë  gjatë të cilave ka hasur edhe në vështirësi. /IndeksOnline/