75 Mall Live Search
17:41 / E Premte, 18 Mars 2022 / MSH

Ministrja Rizvanolli takohet me donatorë vendorë e ndërkombëtarë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka marrë pjesë në një takim koordinues me donatorë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Fokus i këtij takimi ishte progresi i Strategjisë, sutdimi i kostos më të ulët dhe Skenarët dhe Modelimet e Strategjisë.

“Të gjithë skenarët dhe modelimet e Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 tregojnë qartë përkushtimin ndaj zhvillimit të hovshëm të kapaciteteve të burimeve të ripërtërishme në Kosovë, dhe rritjen e efiçiencës së energjisë” ka thënë Rizvanolli.

Tutje, ajo ka shtuar se këto premisa do të plotësohen nga komentet dhe inputet e marra nga donatorët dhe nga takimet e mëparshme me palët e interesit.

“Përkrahas punës tonë në planifikim afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm të sektorit të energjisë, ne jemi duke punuar intenzivisht në hapa të menjhëhershëm për të adresuar dhe për t’u përballur me situatën e shkaktuar nga kriza botërore e energjisë, dhe situatën sfiduese ndërkombëtare” shtoi ministrja.

Takimi i realizua bashkë me përfaqësues të Kabinetit, Departamentit të Energjisë së Ministrisë së Ekonomisë dhe të grupit punues të Hartimit të Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031.