15:51 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ministrja serbe: Do e ndërtojmë `Autostradën e Paqes` deri në Kosovë

Serbia ka paralajmëruar ndërtimin e një autostrade në drejtim të Kosovës.

Këtë e ka thënë ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës të Serbisë, Zorana Mihajlloviq, transmeton Indeksonline.

“Si projekt e kemi edhe ndërtimin e `Autostradës së Paqes` në Nish-Merdarë-Prishtinë. Nga Nishi deri në Plloçnik do të shpenzohen 212 milionë euro”, ka thënë Mihajloviq.

Sipas saj, ky projekt do të bëhet bashkë  me Bankën Investive Evropiane, me të cilët sot kanë pasur një vizitë të përbashkët./Indeksonline/