Ministrja serbe e bën ‘sefte’ me takime, i shkon në zyrë një diplomat
Dijana Ziviq ka nisur punën mbarë në Minsitrinë e Bujqësisë.
Serbja, e emëruar para dy dite nga kryeministri, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Ministrja Zivic me këtë rast e njoftoi delegacionin francez me planin e punës për zhvillimin e bujqësisë, me programet mbështetëse të ministrisë për sektorin e bujqësisë, si dhe me projektet që do të zbatohen për të mbështetur prodhuesit bujqësorë gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër, Ambasadori Chabert duke uruar Ministren Zivic për detyrën e re, edhe njëherë konfirmoi angazhimin e shtetit francez për të ofruar ndihmë në zhvillimin e sektorit të bujqësisë, përmes formave të ndryshme të bashkëpunimit.