75 Mall Live Search
14:54 / E Hënë, 04 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ministrja shqiptare për Kurtin: Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar

Mistrja e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro përmes një statusi në llogarinë e saj Facebook ka komentuar vizitën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në Tiranë  dhe takimin e tij me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, i cili i ka dalë në mbështetje protestave që po bëjnë, duke i quajtur si të drejta kërkesat e tyre, përcjellë Indeksonline.

Ministrja shqiptare ndër të tjera ka shkruar se nuk iu ka besuar syve të saj kur ka parë Kurtin në mjediset universitare pa e dëgjuar ndonjëherë mendjen për ligjin e Arsimit të Lartë në Shqipëri. Ndërsa është shprehur të jetë e zhgënjyer me tjetërsimin e tij, që dikur e kishte vlerësuar.

Ky është postimi i saj i plotë:

S’i besova syve kur pashe Albin Kurtin sot brenda pengmarrjes së mjediseve universitare, pa ia dëgjuar ndonjëherë mëndjen për ligjin e AL në Shqipëri! 
Pa lidhje me vullnetet reale për tē përmiresuar pasojat e gjëmave që ka njohur bota universitare në 25 vite të shkuar e që nisëm t’i pastrojmë në 2015 së pari duke çrrënjosur qelqet e gjembat e Vitrinave bashke me part-time-et që mbytën të papunët me diploma që s’i duhen kujt! 
Po fare pa lidhje!
Çfarë zhgënjimi i madh ta shohësh aq të tjetërsuar njeriun që ke vlerësuar.