75 Mall Live Search
14:14 / E Mërkurë, 22 Dhjetor 2021 / OSH

Ministrja tregon se sa do t’i kushtojnë Kosovës 300 të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka

5 milionë euro do të jenë shpenzimet vjetore për 300 të burgosurit që do të vijnë nga Danimarka në Kosovë ka deklaruar ministrja Haxhiu para deputetëve në Komisionin për Legjislacion.

“Sipas analizave diku 5 milionë euro është kostoja jonë vjetore për të burgosurit, drejtori do të jetë danez, stafi menaxhues do të jenë danezë ndërkaq gardianët do të jenë nga Kosova”, tha ajo.

Haxhiu poashtu tha se në draft-marrëveshjen me Danimarkën mund të refuzojnë ndonjë të burgosur që është i dënuar për vepra të ndjeshme siç është ajo për pedofili.

“Nëse e shohim se një i burgosur ka vepër për pedofili ose vepër tjetër më të ndjeshme ne mund ta refuzojmë”, u shpreh ajo.

Kurse Mbretëria e Danimarkës do të paguajë 15 milionë euro çdo vit në një periudhë pesë vjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për pesë vjet të tjera.