15:25 / E Hënë, 26 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ministrja Zhiviq merr pjesë në Panairin e 57-të Ndërkombëtar të Bujqësisë dhe Ushqimit, në Slloveni

Ministrja në detyrë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq mori pjesë në ceremoninë e inaugurimit të panairit ndërkombëtar të bujqësisë dhe ushqimit “AGRA – 2019”, e cila po mbahet në Gornja Radgona të Sllovenisë e që u organizua nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ushqimit e Sllovenisë.

Në këtë panair, Ministrja Zhiviq u takua me ministrat e bujqësisë nga vendet pjesëmarrëse në konferencën “Forcimi i gjeneratës dhe transferimi i njohurive për zhvillimin e bujqësisë dhe zonave rurale”, me të cilët ajo diskutoi bashkëpunimin në fushën e prodhimit bujqësor dhe industrisë ushqimore.

Me këtë rast, ministrja Zhiviq vizitoi stendat e ekspozuara në këtë panair dhe pati mundësi të bashkëbisedonte me disa nga ekspozuesit.

Fokusi i panairit të këtij viti është digjitalizimi në bujqësi dhe përpunim. Për më tepër, ”AGRA 2019” po i kushton vëmendje të veçantë bujqësisë organike këtë vit.

Ndryshe, panairi i 57-të ndërkombëtar i bujqësisë dhe ushqimit “AGRA – 2019” do të mbahet nga 24 deri më 29 gusht.