15:51 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ministrja Zivic takoi zëvëndësambasadorin e Gjermanisë, Jan Akselom Vosom

Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zivic ka pritur në një takim zëvendësambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Jan Akselom Vosom,me të cilin bisedoi rreth zhvillimit të bujqësisë dhe objektivave të punës së kësaj ministrie.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Zivic ka prezantuar aktivitetet dhe prioritetet e planifikuara për këtë vit, duke shtuar se investimet në sektorin e bujqësisë do t’i rrisin nga viti në vit.

Ministrja Zivic e falënderoi zëvendësambasadorin gjerman për mbështetjen e Gjermanisë deri më tani, që sipas ministres kjo ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e mëtejmë të sektorëve të ndryshëm në vend.

Me këtë rast, në takim është diskutuar edhe për ndërtimin e një parku me pajisje të energjisë së ripërtëritshme nga era në Mitrovicë.