75 Mall Live Search
22:00 / E Martë, 18 Janar 2022 / AR

Minj në Big Brother? Banori shtang me deklaratën, produksioni ndërpret bisedën

Një bisedë mes banorëve të “Big Brother Vip” ka zbuluar që në oborrin e shtëpisë më të famshme ka minj.

Iliri, Donaldi, Einxhel, Dj Dagz, dhe Tan Brama po diskutonin se kanë parë minj në oborr, por që kjo bisedë u ndalua menjëherë nga dhoma e rrëfimit. Pas zarfit të zi nga BBV për papastërtinë biseda vazhdoi përsëri në oborr.

Balerini Ilir Shaqiri teksa debaton me Beniadën i thotë se shumica i lenë mbeturinat kudo dhe vijnë minjë.

Iliri: Secili nuk bën gjë ktu, është një zhul i paparë.

Beniada: Jo Ilir un jam marrë me lavanderin, Arjola po ashtu, ti ke mbajtur kuzhinën.

Iliri: Shumica i len gjërat këtu në oborr, bëhet zhul vijnë minj aty.