75 Mall Live Search
10:22 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / S Z

Minjtë pushtojnë “Rrugën C”, banorët të shqetësuar!

Banorët e “Rrugës C” në Prishtinë, kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me prezencën e shtuar të minjve në këtë lagje.

Ata thonë se situata po përkeqësohet dita-ditës, ndërsa pamjet e siguruara nga Indeksonline tregojnë qartë lëvizjen e minjve te mbeturinat e mbledhura pranë objekteve banesore.

Banorët shprehen të shqetësuar pasi që sipas tyre kjo paraqet një rrezik serioz për shëndetin publik, pasi që minjtë mund të përhapin sëmundje dhe të ndikojnë negativisht në higjienën e përgjithshme të lagjes./Indeksonline/.