75 Mall Live Search
14:52 / E Enjte, 08 Janar 2026 / MSH1

Minneapolis: Fillojnë protestat, pas vrasjes së Renee Nicole Good

Në Minneapolis kanë shpërthyer protesta, pas të shtënave fatale të 37-vjeçares, Renee Nicole Good, nga një agjent amerikan i imigracionit.

Videot e incidentit treguan agjentë të ICE që i afrohen një makine në mes të rrugës.

Ndërsa Renee përpiqet të largohet, njëri prej tyre i drejton armën shoferit dhe dëgjohen të paktën dy të shtëna, me viktimën që rezultoi të humbasë shenjat e jetës.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kristi Noem, tha se Good po “ndiqte dhe pengonte” oficerët dhe u përpoq ta “armatoste automjetin e saj”, shkruan BBC.

Qindra protestues kanë dalur në rrugët e qytetit për të kundërshtuar sjelljen e ICE dhe prezencën e kësaj agjencie, në qytetin e tyre.