75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 13 Maj 2025 / L A

Minnesota i jep goditjen e tretë Golden State-it, afër të arrijë finalen e Konferencës Perëndimore

Minnesota Timberwolves ka fituar ndeshjen e katërt të play-offit në NBA ndaj Golden State Warriors.

Ata mposhtën skuadrën e Stephen Curryt me rezultat 117-110, duke çuar serinë në 3-1.

Yjet e kësaj ndeshjeje ishin Julius Randle që shënoi 31 pikë, 5 asiste, 3 rebounds dhe Anthony Edwards që shënoi 30 pikë, 4 asiste dhe 5 rebounds.

Ndeshja e rradhës midis Golden State Warriors dhe Minnesota Timberwolves, zhvillohet të enjten në “Target Center”./IndeksOnline/