75 Mall Live Search
15:10 / E Diele, 19 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Minutat e fundit sjellin “dramë” në ndeshjen Gjilani – Mailisheva

Gjilani ka barazuar në shtëpi me Malishevën në ndeshjen e javës së 20-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Në fund të ndeshjes u zhvillua një dramë e madhe, ku rezultati përfundimtar ishte 2-2, shkruan IndeksOnline.

Sobowale kaloi smuadrën mysafire në epërsi në munutën e 18-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm 12 minuta, pasi Dabiqaj u tregua i sakt nga penalltia duke barazuar shifrat në 1-1.

Skuadra e Malishevës riktheu epërsin në minutën e 64-të me golin e Bleart Tolajt.

Gjilani nuk u dorëzua dhe barazoi përsëri rezultatin me Mevlan Zekën në minutën e 80-të.

Në fund të ndsshjes u zhvillua një dramë e madhe, ku Zeka i dha epërsinë vendaseve por pas rishikimit nga VAR, goli u anulua për pozicion jasht loje.

Gjilani me këtë barazim mbetet në vendin e tretë me 29 pikë, ndërsa Malisheva ndodhet në vendin e nëntë me 20 pikë./IndeksOnline/