Minutat e fundit “zjarrë” në ndeshjen Brentford – Manchester United, mbyllet me barazim

Ndeshja mes Brentford dhe Manchester Unitedit është mbyllur me barazim 1:1, e vlefshme për javën e 30-të në Premier League.
Dy golat e ndeshjes u shënuan në fundin e këtij takim, shkruan Indeksonline
Fillimisht, mesfushori anglez – Mason Mount shënoi për 0:1 dhe ky ishte goli i parë me fanellën e “Djajve të Kuq” në Premier League.
Kur u mendua se Manchester United do t’i arkëtoj tre pikë, në skenë doli Ajer që shënoi një gol të bukur për shifrat 1:1.
Me këtë barazim, Manchester United shkon në kuotën e 48 pikëve në pozitën e 6-të, kurse Brentfordi në pozitën e 15-të me 27 pikë./Indeksonline/