Minutat shtesë e shpëtojnë Solskjaerin nga humbja e parë
Manchester United ka barazuar me rezultat 2-2 në ndeshjen kundër Burnley në ndeshjen e xhiros së 24-të të Premierligës.
Djajtë e Kuq fillimisht ishin duke humbur me rezultat 0-2 ndërsa e rikthyen rezultatin në minutat e fundit.
Golat për mysafirët i shënuan Barnes në minutën e 51-të dhe Ëood në minutën e 81-të, shkruan Indeksonline.
Ndërsa për United golat i shënuan Pogba në minutën e 87-të nga penalltia dhe Lindelof në minutën e dytë shtesë.
Ky barazim e ndërprenë ecurinë pozitive të Manchesterit prej tetë ndeshjesh me fitore.
Manchester United është në pozitën e gjashtë me 45 pikë, dy më pak se Arsenali. /IndeksOnline/