75 Mall Live Search
09:31 / E Enjte, 09 Tetor 2025 / AR

Miqësia që frymëzon, Gili, Remzia e Shyhretja të pandara

Këngëtaret e njohura të muzikës popullore, Gili, Remzie Osmani dhe Shyhrete Behluli, janë parë sërish bashkë në një dasmë, duke treguar se miqësia e tyre mbetet e fortë.

Gili ka ndarë një fotografi në Instagram ku shihet në shoqërinë e dy kolegeve të saj të afërta, Remzies dhe Shyhretes, të tria të buzëqeshura dhe plot stil.

Këtë raport të ngrohtë këngëtaret e shfaqin sa herë dalin në publik.

Miqësia e tyre, e ndërtuar ndër vite në skenën muzikore, duket se vetëm sa po forcohet me kalimin e kohës, një shembull i bukur bashkimi mes artisteve që kanë lënë gjurmë në muzikën shqiptare./Indeksonline/