75 Mall Live Search
09:49 / E Hënë, 31 Maj 2021 / C E

Miqësorja ballkanase iu besohet gjyqtarëve kosovar

Ndeshja  miqësore e  futbollit mes Maqedonisë së Veriut  dhe  Sllovenisë që do të zhvillohet të martë në arenën “Todor Proevski” në Shkup në kuadër të përgatitjeve për “Euro 2020”, do të drejtohet  nga refer nga  Kosova .  

Referi kryesor i ndeshjes  do të jetë Besfort Kasumi, të cilit do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa refer i katërt do të jetë Igor Stojcevski nga Maqedonia e Veriut.

 Refer nga  Kosova pak ditë më pare ndajtën drejtësi në ndeshjen miqësore mes  Turqisë dhe Azerbajxhanit, një tjetër treshe e gjyqtarëve të Kosovës është deleguar nga UEFA.

Delegimi i referve nga UEFA vërteton punën e mirë të Komisionit të Gjyqtarëve dhe progresin e bërë në vitet e fundit,  por edhe besueshmërinë që ka UEFA tek gjyqtarët tanë. /IndeksOnline/