Miqësorja me Azerbajxhanin/ Formacioni i mundshëm i Shqipërisë

Komëbtarja e Shqipërisë sonte zhvillon ndeshjen e fundit përgatitëse për Euro 2024, ku si kundërshtar do ta ketë Azerbajxhanin.
Djelmoshat e Sylvinhos janë gati për ndeshjen e fundit miqësore, para nisjes në Gjermani, shkruan Indeksonline
Edhe në duelin e sotshëm, trajneri brazilian pritet të bëjë disa eksperimente në formacion.
Në fazën e sulmit, mund ta shohim Mirlind Dakun së bashku me Ernest Muçin dhe Taulant Seferin.
Kurse në mesfushë, mund të provohet treshja: Medon Berisha, Amir Abrashi dhe Qazim Laçi.
Kujtojmë që ndeshja miqësore zhvillohet në Hungari nga ora 19:00 dhe gjatë ditës së nesërme, Shqipëria niset në Gjermani./Indeksonline/