Miqtë e konfirmojnë: Kimi ka gjetur lumturinë
Lidhja e Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton po shkon më së miri, madje raportohet se miqtë e dyshes janë shumë mbështetës për romancën e tyre. Edhe pse çifti i ri duket se po hedh hapa të kujdesshëm drejt së ardhmes, sipas burimeve, Kim më në fund ka gjetur njeriun e duhur, pas një periudhe të vështirë që kaloi krah ish-bashkëshortit Kanye West.
Një burim pranë Lewis Hamilton tha se të dy ata përputhen shumë mirë me njëri-tjetrin. Sipas tij, të dy janë persona energjikë, madje njohjet e Lewis në Europë dhe fama e Kim në SHBA e bën çiftin edhe më të fuqishëm. Prej javësh qarkullojnë thashetheme mbi fundjavën romantike që ata kaluan së bashku. Një burim i afërt i Kim Kardashian tha për Page Six se ajo më në fund ka gjetur lumturinë.

“[Hamilton] është një nga njerëzit më të mirë që mund të jetë pranë saj. Kim është shumë e mirë dhe e sinqertë. Ajo u përpoq për shumë kohë që marrëdhënia me Kanye-n të funksiononte.”
Gjatë divorcit me reperin, Kim Kardashian u përball me sulme personale dhe publike në rrjetet sociale, të cilat ajo i ka cilësuar si mjaft të dëmshme. Por, sipas burimeve, arsyeja pse Kim dhe Lewis po tregohen të kujdesshëm gjatë daljeve publike është për të shmangur një reagim të mundshëm nga Kanye West. Ndër spekulimet e shumta, ka edhe nga ata që e shohin marrëdhënien mes tyre thjesht si një lëvizje strategjike, duke e krahasuar me lidhjen e saj me Pete Davidson disa vite më parë.

