Miqtë Laburistë të Kosovës: Mirëpresim vendimin e Qeverisë për hapjen e Urë së Ibrit

Nisma “Labour Friends of Kosova” (Miqtë Laburistë të Kosovës) është deklaruar rreth hapjes së Urës së Ibrit.
Të njëjtit përmes një deklarimi në plaftormën “X”, kanë thënë se mirëpresim hapjen e urës e cila sipas tyre do të bashkojë komunitetet, duke bërë thirrje për kujdes.
“Iniciativat që bashkojnë komunitetet, siç është hapja e urës së Mitrovicës për trafikun e automjeteve, duhet të mirëpriten – por ato duhet të zbatohen me kujdes që të mos kenë efekt të kundërt”, thuhet në reagimin e tyre.
Miqtë Laburistë të Kosovës, kanë kërkuar bashkëpunim të ndërsjellë mes dyja shteteve në mënyrë që të ketë edhe përfitime ekonomike.
“Ne i nxisim të gjitha palët që të përcaktojnë një plan zbatimi efektiv dhe afat kohor për hapjen e plotë të Urës, në mënyrë që të maksimizohen përfitimet ekonomike dhe komunitare nga kjo në mënyrë të sigurt dhe sa më shpejt të jetë e mundur“.
Edhe kjo nismë, është e mendimit që për hapjen e urës nuk ka pse të pyetën ndërkombëtarët.