”Miqtë” nuk e tradhëtojnë Kurtin, ky është numri i votave që mori në Norvegji

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot numërimin e votave nga vendvotimet në konsullatat e Kosovës në shtete të ndryshme në botë.
Sipas publikimeve të fundit në rrjetet sociale nga Qendrat e Numërimit janë mësuar edhe votat nga disa konsullata.
Në konsullatën e Kosovës në Norvegji prinë Lëvizja Vetëvendosje.
VV-ja ka marrë 351 vota në këtë konsullatë, kurse Partia Demokratike e Kosovës vetëm 15.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 12 vota.

Përpos votave nga konsullata, KQZ-ja ka njoftuar se do të numërojë edhe votat nga diaspora të dërguara me postë, si dhe votat e personave me nevoja të veçanta./Indeksonline/