75 Mall Live Search
11:43 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / C E

Miqtë turq ndajnë drejtësinë në ndeshjen vëllazërore

Nga ora 16:00, Shqipëria dhe Kosova luajnë ndeshjen vëllazërore para atyre të Ligës së Kombeve që zhvillohen pas disa ditësh.

Ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” dhe do të shërbej si përgatitje për dy kombëtaret, shkruan Indeksonline.

Kosova në këtë sfidë do të jetë pa Bernard Challandes që ka rezultuar pozitiv derisa në anën tjetër, për këtë shkak mungon Marash Kumbulla.

Ndeshja vëllazërore do të drejtohet nga gjyqtarët turq.

Hüseyin Göçek do të jetë gjyqtari kryesorë derisa do të ndihmohet nga Esat Sancaktar dhe Cevdet Komurcuoglu. /IndeksOnline/