Mira Konçi thumbon ish-bashkëshortin në rrjetet sociale, Shpetim Saraçin

Këngëtarja Mira Konçi duket se nuk po e përjeton mirë ndarjen nga ish-bashkëshorti i saj, kompozitori Shpëtim Saraçi.
Kur kanë kaluar vetëm dy muaj nga zyrtarizimi i ndarjes së tyre, Konçi ka bërë një status thumbues në rrjetet sociale.
Pa përmendur emër ajo shkruan se asnjëherë nuk duhet besuar një person që është përpjekur të të shkatërrojë karrakterin, duke e konsideruar një gjarpër atë.

Në një tjetër postim, këngëtarja ka vendosur të ndajë disa vargje të këngës së publikuar nga Flori Mumajesi e Anxhelina, me titull “Anash”.
Sërish nuk është përmendur asnjë emër, por situata në të cilën ndodhet këngëtarja na lë të kuptohet se këeto postime i drejtohen kompozitorit Saraçi.
S’ki me ik
Kurr nga menimet e mija
Edhe nga ajo dashnia
Qe kena jetu bashk.

Çifti i njohur në muzikë i viteve ’90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës në mënyrë aspak të zakontë, 25 vite pasi u bënë të famshëm në publik për romancën e tyre.
Prej katër vitesh, dyshja jetonin në Shtetet e Bashkjuara të Amerikës. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Erës dhe Drinit.