75 Mall Live Search
08:11 / E Enjte, 28 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mirabeli kundër transferimit të Ibrës te Milani: Luan në një kampionat amator, nuk do ta merrja kurrë

Kohët e fundit qarkullojnë shumë lajme se Zlatan Ibrahimoviç mund të transferohet te Milani, pasi këta të fundit interesohen për futbollistin. Madje ka pasur edhe një takim mes drejtuesve kuqezi dhe agjentit të lojtarit, Mino Raiola ku është folur për mundësinë e kalimit të Ibrës në “San Siro”.

Nuk është i këtij mendimi, ish-drejtori sportiv i Milanit, Masimo Mirabeli. Ky i fundit në një intervistë të dhënë së fundmi, është shprehur se nuk do ta transferonte kurrë suedezin në ekip. “Ai nuk luan në Francë, Spanjë, Angli apo Gjermani.

Ibra po luan në MLS, një kampionat i cili është pothuajse amator. Megjithatë ai ka një personalitet të shkëlqyer dhe është një kampion, por unë asnjëherë nuk do ta merrja atë. Milani duhet të përqendrohet te lojtarët e rinj, dhe pikërisht këtë po bëjnë. Nuk duhet të merrni lojtarë të cilët vijnë këtu për tu pensionuar.”, u shpreh Mirabeli.