Mirabelli “sulmon” Maldinin: Je si një doktor pa shkollë fillore

Ish-shefi ekzekutiv i Milanit, Masimiliano Mirabeli thumboi keq drejtorin e menaxhimit të “Djallit” Paolo Maldini.
Ai konsideron se ish-kapiteni legjendar kuqezi nuk është i aftë për të ushtruar detyrën e marrë përsipër në vitin 2018.
Mirabeli krahasoi kontributin e Maldinit si zyrtar i Milanit me “një mjek që nuk ka shkuar në një shkollë fillore”.
“Maldini ka qenë një lojtar i madh, por duhet pyetur se çfarë ka bërë për t’u bërë drejtor? Të kesh atë si drejtor është njësoj si një doktor që nuk ka shkuar në shkollë fillore”, shprehet ish-shefi ekzekutiv i Milanit Mirabeli.
Deklarata e tij një ditë pas dorëheqjes të një tjetër zyrtari dhe bashkëpunëtori të Maldinit te Milani Zvonimir Boban.
Mosmarrëveshjet me shefin ekzekutiv të Milanit, Ivan Gazidis çuan në dorëheqjen e kroatit nga klubi italian.
Ndërkohë, edhe Maldini përflitet se nuk do të vazhdojë më të ushtrojë funksionin e drejtorit te “Djalli” dhe konsiderohet thuajse i larguar.