08:58 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Miralem Pjanic ia sheh ”sherrin” Ligës së Kombeve

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic ka pësuar lëndim duke luajtur për Kombëtaren e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Nuk është ende e ditur shkalla e lëndimit të lojtarit, por gjithçka pritet të vërtetohet pas testeve mjekësore.

Pjanic u largua nga loja në minutën e 83-të në fitoren, 2-1 të Bosnjës ndaj Irlandës së Veriut.

”Zonja e Vjetër” kështu merr lajm të keq për mesfushorin para sfidës së 16 shtatorit në Serie A ndaj Sassuolos.

Më pas, më 19 shtator, Juventusi përballet me Valencian në Champions League./IndeksOnline/