75 Mall Live Search
16:51 / E Enjte, 19 Shkurt 2026 / Z S

Miratimi i buxhetit në Komision, reagon Përparim Rama

Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka rekomanduar Komisionit për Buxhet dhe Financa që buxheti i kryeqytetit të përfshihet në projekt-buxhetin e vitit 2026.

Me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua kërkesa e ministrit Murati.

E lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai tha se Miratimi unanim në Komisionin për Buxhet dhe Financa për përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në projekt-buxhetin e vitit 2026 është një hap i rëndësishëm për Prishtinën dhe për qytetarët tanë.

Postimi i plotë:

Miratimi unanim në Komisionin për Buxhet dhe Financa për përfshirjen e buxhetit të Kryeqytetit në projekt-buxhetin e vitit 2026 është një hap i rëndësishëm për Prishtinën dhe për qytetarët tanë.

Vendimi i marrë me 10 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim, siguron stabilitet financiar dhe krijon bazë të qëndrueshme për realizimin e projekteve zhvillimore që i kemi planifikuar për vitin e ardhshëm. Kjo na mundëson të vazhdojmë investimet në infrastrukturë, shërbime publike dhe projekte strategjike që përmirësojnë cilësinë e jetës në Kryeqytet.

Procesi është përmbyllur nga Komuna e Prishtinës me përkushtim dhe profesionalizëm, duke përgatitur të gjitha dokumentet dhe tabelat e nevojshme në përputhje me kërkesat ligjore.

Prishtina do të vazhdojë të punojë me përgjegjësi, transparencë dhe vizion të qartë zhvillimor, duke u siguruar që çdo mjet buxhetor të kthehet në investim konkret për qytetarët tanë./Indeksonline/