17:05 / E Enjte, 17 Nëntor 2022 / B O

Miratimi i buxhetit në lexim të parë, ky është deputeti i VV-së që votoj kundër

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për ndarje buxhetore për vitin 2023.

Ky projektligji në parim për buxhetin e vitit 2023 ka marrë dritën jeshile nga 99% e legjislativi të vendit.

Nga 65 deputet pjesëmarrës, 64 kanë votuar pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim. E vetmja votë kundër ishte nga deputeti i Vetëvendosjes Fatmir Humolli. Nuk dihet arsyeja pse deputeti votoj kundër.

Pas votimit në lexim të parë, projektbuxheti për vitin 2023 do të kalojë në Komision, ndërsa me amandamentet eventuale do të hidhet në votim edhe në lexim të dytë.

Siç kishte dhënë detaje kryeministri Kurti, buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro. /IndeksOnline/