Miratimi i buxhetit të Gjilanit, Alban Hyseni njofton eliminimin e një projekti të madh për qytetin

Buxheti i Komunës së Gjilanit për vitin 2025 është miratuar sot pas shumë përpjekjesh.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka njoftuar se në këtë buxhet nuk do të përfshihet projekti i bulevardit të qytetit.
“Sot, pas shumë përpjekjesh dhe diskutimesh, arritëm të miratojmë buxhetin e komunës sonë për vitin 2025, me vlerë rreth 40 milionë euro.
Ky është një moment i rëndësishëm për qytetin tonë, pasi ky buxhet do të jetë në shërbim të qytetarëve pa dallim, duke mundësuar investime dhe zhvillim për Gjilanin që duam.
Fatkeqësisht, në buxhetin e miratuar nuk është përfshirë projekti i bulevardit të qytetit në vlerë prej 20 milionë eurosh. Ky projekt, i cili do të kishte një ndikim të madh në infrastrukturën dhe zhvillimin urban të Gjilanit, është larguar nga opozita gjatë diskutimeve të sotme. Mungesa e tij do të thotë një mundësi e humbur për modernizimin e hapësirave publike, lehtësimin e qarkullimit dhe krijimin e një mjedisi më të mirë për qytetarët.
Pavarësisht kësaj, ne mbetemi të përkushtuar për të punuar që projekte të rëndësishme si ky të gjejnë mbështetje dhe të realizohen në të ardhmen”, shkruan kryetari Hyseni në njoftim./Indeksonline/