75 Mall Live Search
21:09 / E Enjte, 12 Shkurt 2026 / B XH

Miratimi i Rezolutës për Specialen, reagon “Liria ka Emër”

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën përmes të cilës parashihet mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Pas këtij vendimi, ka reaguar platforma “Liria ka Emër”.

Përmes një njoftimi për media, “Lira ka Emër” përshëndet miratimin e Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës në mbrojtje të çlirimtarëve në Hagë

“Platforma qytetare Liria ka Emër përshëndet miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të rezolutës në mbrojtje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë”, thuhet në njoftim.

Ky është një mesazh i rëndësishëm solidariteti dhe kujtese për sakrificën mbi të cilën është ndërtuar liria jonë. Në momente të tilla, uniteti dhe zëri i përbashkët janë thelbësorë.

“Liria ka Emër” do të vazhdojë angazhimin qytetar me qetësi dhe dinjitet, në mbrojtje të së vërtetës dhe vlerave të luftës çlirimtare.