22:54 / E Enjte, 30 Korrik 2020 / indeksADMonline

Miratimi i rishikimit të buxhetit, vjen reagimi i Mustafës

Pas miratimit rishikimit të buxhetit edhe në leximin e dytë, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kjo gjë flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake.

Ai e ka vlerësuar lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PD në këto rrethana të rënda për vendin, shkruan Indeksonline.

Postimi i plotë:

Aprovimi i ndryshimeve të buxhetit, të cilat hapin mundësi për fokusim më të madh në luftë kundër Covid-19 dhe rimëkëmbje ekonomike flet qartë për një vetëdije të deputetëve që kapërcen interesat e ngushta partiake.
Vlerësoj lartë përkushtimin e deputetëve të pozitës dhe përkrahjen e rëndësishme, sidomos të deputetëve të PD në këto rrethana të rënda për vendin.
Besoj se Qeveria do të veprojë me efikasitet në implementimin e zotimeve të saj.