23:51 / E Diele, 15 Nëntor 2020 / Blerim

Miratimi i vaksinës antiCOVID-19 është afër, megjithatë ka ende pyetje pa përgjigje

Kompanitë farmaceutike “Pfizer” dhe “BioNTech” pohojnë se vaksina e tyre eksperimentale është 90 për qind efektive në parandalimin e infeksionit nga COVIDI-19.

këto kompani pohojnë se vaksina e tyre eksperimentale është 90 për qind efektive në parandalimin e infeksionit COVID-19.

Sidoqoftë, ky është vetëm një vlerësim fillestar. Të dhënat e performancës brenda grupeve specifike demografike nuk janë ende të disponueshme. Leif Erik Sander nga Spitali Charite në Berlin thotë se niveli i efektivitetit për njerëzit që i përkasin grupeve me rrezik të lartë nuk është përcaktuar ende.

Pretendimi për 90 për qind të efektivitetit ende nuk është botuar në një revistë mjekësore, thotë Sanderi. Nëse pretendimi provohet, do të jetë një përqindje jashtëzakonisht e lartë e efikasitetit, shton ai.

Komisioni Evropian ka negociuar me “Pfizer”-in dhe “BioNTech”-un për muaj me radhë për të marrë vaksinën tek anëtarët e BE-së sa më shpejt që ajo të vihet në dispozicion. Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se Berlini kishte kërkuar rreth 100 milionë doza të vaksinave. Anëtarët e BE-së do të marrin doza në përputhje me popullsinë e tyre, transmeton KosovaPressi.

Kush do ta marrë dozën së pari? Njerëzit e moshuar, veçanërisht ata me sëmundje akute dhe profesionistët shëndetësorë do të kenë përparësi në shpërndarjen e vaksinave. Njerëzit që bëjnë punët e nevojshme për funksionimin e shoqërisë – duke përfshirë zyrtarë të qeverisë, oficerë policie, zjarrfikës dhe mësues – gjithashtu do të kenë një avantazh.

Sipas Spahnit, vaksinimi do të bëhet në qendrat e përcaktuara për atë, të cilat do të vendosen në Gjermani në 10 ditët e ardhshme. Ekipet e lëvizshme mjekësore gjithashtu do të kryejnë vaksinime. Marketingu dhe ruajtja e vaksinave mund të jetë sfiduese duke pasur parasysh faktin se vaksina duhet të mbahet në -70 gradë Celsius.

Nuk ka gjasa që një dozë e vetme e vaksinës së koronavirusit mund ta bëjë një marrës imun për jetën. Ekspertët thonë se vaksinimi do të duhet të përsëritet, i ngjashëm me gripin. Pyetja e madhe pa përgjigje është nëse dikush që është imunizuar me vaksinën ende mund të transmetojë virusin te të tjerët. Ky mund të jetë një problem i madh në rastin e profesionistëve shëndetësorë.