75 Mall Live Search
07:18 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / OSH

Miratimi i vaksinës në Evropë, vendimi më 23 dhjetor

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn konfirmoi se Agjencia Europiane e Medikamenteve do të aprovojë vaksinën kundër Covid të Pfizer-Biontek më 23 Dhjetor, duke përshpejtuar vlerësimin dhe aprovimin e medikamentit për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve në Gjermani dhe në vendet e tjera të Europës. Gjermania po i ashpërson masat kufizuese teksa mundohet të mbajë nën kontroll përhapjen e infektimeve.

“Ky është një lajm i mirë që vaksina do të aprovohet më 23 dhjetor. Pra, nëse të dhënat që po analizohen, e lejojnë një gjë të tillë. Gjithsesi jemi optimistë që medikamenti do të aprovohet më 23 dhjetor. Ky është një lajm i mirë për ne dhe të gjithë vendet e Bashkimit Europian”, tha Spahn.

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve, Ambasada gjermane në Shqipëri njoftoi se do të duhet të futen në karantinë të detyruar 10-ditore të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Shumica e popullsisë së botës nuk pati të ardhura për t’u përballur me pasojat e pandemisë së coronavirusit. Kështu thotë një raport i shoqatës Oxfam, që nënvizon se më problematike situata ka qenë në vendet e varfra dhe ato në zhvillim.