75 Mall Live Search
15:03 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / k.v

Miratohet buxheti i Komunës së Drenasit për vitin 2022

Të enjten është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Drenasit, njëherit mbledhja e fundit e kësaj legjislature dhe me 24 vota për, është votuar buxheti i Komunës së Drenasit për vitin 2022 dhe projeksioni për vitet 2023-2024.

Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtar të Kuvendit dhe drejtor të drejtorive komunale.

Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit, për diskutim ishin 4 pika, por me propozimin e kryesuesit, mbledhjes i janë shtuar edhe 4 pika të tjera dhe të gjitha pikat e kësaj mbledhje janë votuar me shumicë votash.

Më poshtë ju elaborojmë pikat që janë diskutuar e aprovuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës;

Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit të Komunës i datës 31.08.2021 është votuar me vota unanime nga anëtarët e Kuvendit.Propozim Vendimi i Buxhetit të Komunës për vitin 2022 dhe parashikimi i buxhetit për vitet 2022-2024, ka kaluar me 24 vota për dhe 3 abstenime.

Draft raporti i parë periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit ka kaluar me shumicë votash.

Propozim vendimi për ridestinimin e mjeteve nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve në kategorinë e shpenzimeve komunale, ka kaluar më shumicë votash.

Propozim vendim i komisionit për emërtimin e rrugëve, i plotësuar, ka kaluar me shumicë votash nga të pranishmit.

Propozim vendimi për shqyrtimin publik i ndryshimeve të projekt Hartës Zonale të Komunës së Drenasit për periudhën 2021-2029 i plotësuar, ka kaluar me vota unanime.

Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e 3 fushave sportive në pronën komunale, në parcelën 965-0 zona kadastrale në Nekoc, parcelën 614–, zona kadastrale në Kizhnarekë, parcelën 910-0, zona kadastrale në Tërstenik dhe një hapësirë rekreative sportive në parcelën 14-0, zonën kadastrale në Gllobar- propozim vendim i plotësuar, ka kaluar me vota unanime nga të pranishit në Sallën e Kuvendit. Me gjerësisht, mbledhjen e tetë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Drenasit të datës 30.09.2021 mund të ndiqni në ueb faqen zyrtare të komunës dhe në kanalin YouTube në këto linqe;