75 Mall Live Search
12:46 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / Z S

Miratohet buxheti, VV-ja dhe Ali Dula ndihmuan Smajl Latifin

Smajl Latifi ia ka dalë të miratojë buxhetin e planifikuar për vitin 2026, me 15 vota pro dhe 1 kundër.

15 votat pro ishin të gjitha nga asamblistë të AAK-së, kurse 1 votë kundër ishte nga VV-ja.

Pikërisht vota kundër ia mundësoi kuorumin, kur e gjithë opozita mungoi, ishte një asamblist i VV-së, Leonard Morina, ai që qëndroi për të votuar kundër.

Madje, me gjithë presionet e ndryshme, ai qëndroi me vetëdëshirë.

Siç shihet VV-ja dega në Rahovec me në krye Ali Dulën e kanë ndihmuar Smajl Latifin që të arrijë qëllimin e tij – miratimin e buxhetit për vitin 2026.

Ishte Edon Cana ai që vendosi të mos e votonte buxhetin dhe të parandalojë asamblistët e tjerë, teksa të njëjtën gjë e bënë edhe LDK-ja.

Kështu, Smajl Latifi arrin edhe një herë një fitore të madhe në kuvendin komunal, por a do ta paraprijë kjo fitoren e madhe të 12 tetorit, mbete të shihet./Indeksonline/