Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut
Gjykata Speciale njofton se trupi gjykues shqyrtoi disa kërkesa të mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të planifikuar të Wesley Clark (1DW-007).
“Pasi u informua se kjo dëshmi mund të fillojë vetëm, më 18 nëntor pasdite, dhe pas shqyrtimit të kohës së nevojshme të vlerësuar nga palët, trupi gjykues miratoi kërkesën e mbrojtjes për të rezervuar një ditë shtesë për seancë, më 21 nëntor, për të përmbyllur dëshminë.
Trupi gjykues deklaroi se kjo ditë shtesë ishte rezervuar për të përmbyllur në mënyrë të shpejtë dhe të efektshme paraqitjen e argumenteve nga mbrojtja, por megjithatë i kërkoi palëve që të përpiqen ta përmbyllin dëshminë më herët nëse është e mundshme”, njofton Specialja.
Ndryshe për javën e ardhshme, seanca mbahet të hënën, 10 nëntor 2025 dhe do të fillojë në orën 14:00 dhe do të përfundojë në orën 17:00.

