75 Mall Live Search
10:42 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / OSH

Miratohet marrëveshja Kosovë-Shqipëri për lehtësira doganore të tregtisë

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se në mbledhjen e sotme është miratuar projektligji për ratifikimin e marrvëeshjes së Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore të mallrave, shkruan IndeksOnline.

Kurse, ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se do të vendoset zyra doganore e Kosovës në zonën e Durrësit dhe Porto Romano.

“Kjo marrëveshje parasheh një sërë lehtësirash doganore dhe të tregtisë mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe vendosjen e zyrës doganore të Republikës së Kosovës në zonën doganore të Durrësit dhe Porto Romanos dhe thellimin e bashkëpunimit doganore dhe shkëmbimit të informatave.

Marrëveshja është nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive”, tha ai.