15:11 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / mp

Miratohet në lexim të parë Projektligji për Administrimin e Procedurave Tatimore

Me 61 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim ka kaluar në lexim të parë Projektligji për Administrimin e Procedurave Tatimore.

Votimi është kryer në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ky projektligj është prezantuar nga ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Projektligjet e miratuara në seancën e sotme plenare, janë votuar vetëm nga deputetët e mazhorancës.

Opozita e ka bojkotuar votimin edhe pse deputetët e saj janë prezent në seancë.