75 Mall Live Search
12:08 / E Mërkurë, 16 Mars 2022 / OSH

​Miratohet në lexim të parë projektligji për financimin e subjekteve politike

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për financimin e subjekteve politike. 63 deputetë kanë votuar për miratimin e këtij projektligji, ndërkaq nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjatë seancës është votuar për herë të dytë, për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, projektligji për financimin e subjekteve politike.

“Atëherë 63 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, të gjithë e kanë dhënë votën për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Konsideroj që kuvendi miratoi projektligjin për financimin e subjekteve politike”, ka thënë kryeparlamantari Glauk Konjufca.

Në seancën e sotme plenare, me 59 vota për, asnjë kundër dhe 10 abstenime është miratuar edhe projektligji për Agjencinë e Kosovës për Akreditim