75 Mall Live Search
20:30 / E Mërkurë, 15 Nëntor 2023 / k.v

Miratohet Plani Zhvillimor Strategjik i ShKK-së 2023-2027

Me përkrahjen e Këshillit të Evropës, partnërve vendorë dhe ndërkombëtarë është miratuar Plani Zhvillimor Strategjik i Shërbimit Korrektues të Kosovës 2023-2027.

Lajmin e ka dhënë drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani.

“Sot mora mbështetjen e Ministrës së Drejtësisë Albulena Haxhiu dhe gatishmërinë e saj për të shtyer përpara të gjitha projektet e përfshira në këtë strategji”, ka deklaruar Dibrani.