Miratohet projekti, stadiumet e Kosovës do të bëhen të gjitha me reflektorë

Stadiumet e Kosovës së shpejti do të bëhen të gjitha me reflektorë.
Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, i cili ka njoftuar se ky vendim është miratuar sot në Mbledhjen e Komitetit UEFA HatTrick, e cila u mbajt në Kaunas të Lituanisë, shkruan IndeksOnline.
”Mbledhja e radhës e Komitetit UEFA HatTrick u mbajt në Kaunas
Në këtë takim miratuam projekte të rëndësishme për federatat anëtare, mes tyre edhe projektin për instalimin e reflektorëve në stadiumet e Kosovës
Ky investim do t’i mundësojë Superligës sonë zhvillimin e ndeshjeve edhe në orët e mbrëmjes, duke rritur shikueshmërinë, atmosferën por edhe standardet e garës.
Krenar që projektet e FFK-së po marrin mbështetjen e plotë të UEFA-s dhe që futbolli ynë po ecën drejt kushteve gjithnjë e më moderne.
Bashkë për futbollin!”, ka shkruar Ademi./IndeksOnline/