75 Mall Live Search
10:59 / E Mërkurë, 14 Shtator 2022 / shkelqim osmanaj

Miratohet Projektligji për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të mërkurë ka miratuar Projektligjin për Institutin e Krimeve të kryera gjatë Luftës në Kosovë.

Në prezantimin e këtij Projektligji, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se verifikimi i të dhënave që dëshmojnë krimet e kryera i kontribuojnë në veçanti përmbushjes së të drejtës së viktimave dhe shoqërisë për të ditur të vërtetën, të drejtën në drejtësi dhe për garantim të mospërsëritjes.

Projektligji moti të gjitha votat e kabinetit qeveritar.