75 Mall Live Search
12:29 / E Enjte, 23 Maj 2024 / S Z

Miratohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes financiare mes Kosovës dhe BE-së për Programin IPA

Me 89 për kalon edhe shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-298 për ratifikimin e “Amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020”, raporton Ekonomia Online.

Kryetarja e komisionit Rrezarta Krasniqi tha se e kanë shqyrtuar në mbledhje këtë Projektligj  dhe  se LDK-ja do ta përkrahë këtë Marrëveshje.

Ndërkaq edhe deputetja Fjolla Ujkani në emër të grupit VV tha se mbështesin këtë Marrëveshje.