Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar
Komisioni për legjislacion, mandate, imunitete, rregulloren e kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka miratuar raportin e mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, raporton Ekonomia Online.
Anëtari i këtij komisioni, Hajdar Beqa, ka thënë se këto votime janë vetëm formale.
“Sa i përket tekstit është një raport i komisionit u pajtuam apo nuk u pajtuam është një gjendje e veprimit të bërë. Mendoj se është votim formal”, ka thënë Beqa.
Në këtë komision janë miratuar raporti i punës së komisionit për sesionin pranveror 2024, raporti të mbikëqyrjes së zbatimit të Ligjit nr. 05/L-049 për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 08/-L-034.
Gjithashtu ëshntë miratuar raporti i mbikëqyrjes së zbatimit të Kodit nr.06/L-006 i drejtësisë për të mitur.
Ndërsa pika 6 dhe 7 janë hequr nga rendi i ditës të cilat janë raporti me amendamente për Projektligjin nr. 08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat dhe amendamente për Projektligjin nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L- 087 për kundërvajtje.