Miratohet rezoluta për të luftuar kancerin e gjirit, flet propozuesja e saj, Albena Reshitaj

Sot, në Kuvendin e Kosovës është miratua rezoluta të cilën e ka propozuar deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, pas debatit parlamentar të iniciuar javë mē pare nga vetë ajo në kuadër të angazhimeve në luftën e përbashkët kundër kancerit të gjirit.
Reshitaj ka sqaruar se kjo rezolutë ka për qëllim “senzibilizimin dhe masat që duhet të merren nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse” në luftën kundër kancerit të gjirit.
“Me këtë rast dua të falenderoj të gjitha grupet parlamentare dhe secilin deputet per kontributin e dhënë në harmonizimin dhe miratimin e kësaj rezolute.
Tani ftoj të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin e kësaj rezolute kaq të rëndësishme për të gjithë të prekurit nga kanceri i gjirit si edhe ata që kanë nevojë për shërbime profesionale nga fusha e onkologjisë”, ka shkruar Reshitaj në Facebook.
Më poshtë postimi i plotë i saj: